Foto: KALLXO.com

Dëmtohet gypi, banorët e "Bregut të Diellit" dhe "Muhaxherëve" mbesin pa ujë të pijshëm

 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se lagjja “Bregu i Diellit” dhe ajo e Muhagjerëve në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Sipas KRU Prishtina, kjo ka ndodhur për shkak se palë të treta e kanë dëmtuar një gyp të ujësjellësit.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit”, thuhet në njoftim.

Sipas ujësjellësit, në momentin që uji vjen, si çdoherë duhet të lihet të rrjedh për pak minuta.

“Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, përfundon njoftimi.