Plagosja e dy personave në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në kryeqytet, arrestohet i mituri që ishte në arrati për gati 10 ditë

Policia ka arrestuar një të mitur, të dyshuarin e katërt për rastin e vrajses në tentativë të datës 15.02.2024 në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet, ku dy persona, një burrë e një grua u plagosën.

Në të njëjtën ditë që kishte ndodhur rasti, Policia kishte arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në rast derisa i dyshuari i katërt – i mitur, ka qenë në arrati deri më 23.02.2024.

Në raportin e ditës 24.02.2024, Policia e Kosovës ka njoftuar se më 23.02.2024 ka arrestuarin të miturin.

“Rr. Bislim Zekolli, Prishtinë  15.02.2024 – 21:11. Lidhur me rastin më datë 23.02.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e policisë.

Derisa, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj për KALLXO.com bëri të ditur se për të miturin prokurori ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Lidhur me rastin, një ditë pas ngjarjes, më 16.02.2024, në një deklarim për KALLXO.com, nëna e të miturit të dyshuar deklaroi se telashet kishin nisur më herët.

“Nuk e di pse po dyshohet djali im, ne para një jave e kemi pas një rast, burri im është veteran i luftës, i sëmurë me skizofreni, kojshinë e kemi afër dhe i kemi thënë të mos e ngacmojë se është me terapi dhe nuk mund ta ndalim. Ai ka dalë me djalë e kanë rrah me një hekur” – kishte thënë ajo.

“Ne kanë sulmu vetëm pse ka sharë. Ne kemi kërkru ndihmë prej shtetit, por nuk është dhënë as urdhër mbrojtje” – shtoi tutje e ëma.

Derisa, theksoi se në shtëpi armë nuk kanë pasur, “nuk e di ku e ka marr djali, e di që atë ditë më ka thënë se do dal me shokë”.

I mituri që dyshohet për plagosjen e dy personave në “Bregun e Diellit” është në arrati