Policia kontrollë, Foto: KALLXO.com

Dëgjoi të shtëna armësh e lajmëroi policinë, të dyshuarit u larguan me veturë

Disa të shtëna me armë u raportuan mbrëmë pak para mesnatës në rrugën “Marie Shllaku” në Prishtinë.

Një qytetar ka raportuar në polici se deri sa ka qenë në shtëpinë e tij kishte dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Nga vendi i ngjarjes të dyshuarit ishin larguar menjëherë me një veturë e që qytetari nuk kishte arritur që të vërej targat dhe tipin e veturës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë shikimit ka arritur që të gjej dhe të konfiskoj shtatë gëzhoja.

Këto gëzhoja dyshohet se janë të pistoletës me gaz për të cilat u raportuan edhe të shtënat.

Në raportin e policisë nuk jepen detaje të tjera në lidhje me rastin ndërsa kanë thënë se janë duke vazhduar ta hetojnë ngjarjen.

Rasti është iniciuar si përdorim i armës.