Arma e zjarrit dhe fishekët e sekuestruar në Isniq, Deçan, Foto: Policia e Kosovës

Deçan, Policia arreston dhe bastisë një person për dhunë në familje

Policia në Deçan ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje dhe i ka sekuestruar një armë zjarri dhe fishekë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Isniq, i dyshuari është arrestuar menjëherë pasi Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, viktima e rastit ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku i janë sekuestruar një armë, pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, e cila kishte leje përkatëse, dy karikatorë të së njëjtës armë dhe 44 fishekë.

Më pas i dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48-orë.