Nju Jorku gjatë kohës së pandemisë

COVID-19, Nju Jorku do të fillojë rihapjen me faza nga e premtja

Nju Jorku pritet që nga 15 maji të nisë lehtësimin e masave të izolimit me faza nga COVID-19, raporton CNN.

Guvernatori i Nju Jorku, Andrew Cuomo deklaroi të hënën se tre rajone në shtetin e Nju Jorkut – Finger Lakes, Southern Tier, dhe Mohawk Valley – janë të gatshme që të rihapen të premten.

Cuomo deklaroi se pasi bizneset lejohen të rihapen në disa pjesë të shtetit, ato duhet të marrin masa të caktuara paraprake të sigurisë.

Ai përsëriti që rihapja e bizneseve do të bëhej në faza, duke filluar me ndërtimin, prodhimin, shitjen me pakicë bujqësi, pylltari dhe peshkim.

Përderisa numri i të vdekurve vetëm të dielen në gjithë Nju Jorkun është shënuar 161 nga coronavirusi.

Numri i jetës së humbur, ende shumë i lartë,” tha Cuomo por që shtoi se numri është më i mirë se sa ka qenë.

Në anën tjetër, afro 80,000 njerëz kanë vdekur në ShBA nga coronavirusi.