Çfarë u diskutua në Komisionin ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së?

Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së, në mbledhjen e parë të mbajtur me 15.02.2024 ka njoftuar se për tri vende të lira për anëtar të bordit nga komuniteti shqiptar janë paraqitur 11 kandidatë, ndërsa për një pozitë- si anëtar i bordit nga komuniteti serb, janë paraqitur gjithsej 6 kandidatë.

Gjatë shqyrtimit të aplikacioneve u tha se kandidati Faton Mehmetaj, sipas CV-së, deri më 31.03.2022 ka punuar në RTK, si bashkëpunëtor profesional, menaxher projektesh dhe asistent redaktor.

Mehmeti në aplikacionin e tij nuk e ka deklaruar vendin aktual të punës.

Mirjeta Heta nga Kuvendi i Kosovës tha se sipas ligjit ai nuk ka të drejtë, pasi që është dashur të mos ketë qenë i punësuar në RTK në këto 2 vjet.

“Kandidati Faton Mehmeti sipas CV deri më 2022 ka punuar si bashkëpunëtor profesional, menaxher për projekte dhe asistent redaktor në RTK. Domethënë ka marrë pagë nga RTK. Deri më 31 mars 2022, ky ka punuar në RTK, kështuqë sipas ligjit nuk i plotëson kushtet”- Mirjeta Heta,

Pavarësisht kësaj, deputetët vendosen që Mehmeti bashkë me dy kandidatë të tjerë nga komuniteti serb që nuk kishin deklaruar vendin e punës aktual t’u dërgohet email me një afat kohor për t’u deklaruar në lidhje me punësimin e tyre.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni u vendos edhe për mënyrën e poentimit të kandidatëve në ditën e intervistimit të tyre.

Deputeti, Besim Muzaqi insistoi që pikët të bëhën publike menjëhërë pas intervistimit të secilit kandidat.

Por më këtë nuk u pajtuan Time Kadrijaj nga AAK dhe Bekim Haxhiu nga PDK.

Në fund u vendos që pikët e intervistimit të kandidatëve të bëhen publike nga deputetët në fund të procesit.

Kandidatët për 4 anëtarë të bordit të RTK-së janë: Shukrije Rama, Besa Maxhuni, Albinot Maloku, Ilir Bytyçi, Dritan Shaipi, Faton Mehmetaj, Besnik Boletini, Arta Berisha, Naile Demiri, Albert Hamiti, Rifat Kelmendi, Marijana Simiq, Igor Rashiq, Oliver Vujoviq, Tamara Jorgiq, Vladislav Llazervaiq dhe Nenad Janiçeviq.

Kryetar i Komisionit Ad hoc është Njazi Isaku nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarë nga LVV janë: Yllëza Hoti, Valon Ramadani, Fitim Haziri, Besim Muzaqi; nga PDK- Isak Shabani dhe Bekim  Haxhiu; nga LDK- Agim Veliu dhe  Armend Zemaj; nga AAK anëtare është Time Kadrijaj dhe nga grupi multietnik Fidan Jilta.

Më 15 dhjetor, Kuvendi i Kosovës nuk kishte arritur t’i zgjedhë tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Për këtë pozitë ishin gjashtë të propozuar: Mehmet Kalisi, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Shukrie Rama, Naile Demiri dhe Dritan Shaipi.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN kishte monitoruar fazën e intervistimit të kandidatëve.

Konkursi për tre anëtarë të bordit të RTK-së, kryetari dhe nënkryetarja e bordit aktual nuk hynë te kandidatët më të poentuar