11 aplikues për tri pozita për anëtarë të Bordit të RTK-së, këta janë emrat

Për tri vendet e lira për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, kanë konkuruar gjithsej 11 persona nga komuniteti shqiptar, ka konfirmuar për KALLXO.com, Kuvendi i Kosovës.

Shukrije Rama; Besa Maxhuni; Albinot Maloku; llir Bytyçi; Dritan Shaipi; Faton Mehmetaj; Besnik Boletini; Arta Berisha; Naile Demiri; Albinot Hamiti dhe Rifat Kelmendi, janë kandidatët që synojnë tri pozitat e lira anëtarë në Bord të RTK-së.

11 aplikuesit do të intervistohen nga një Komision ad-hoc, i cili formohet nga Kuvendi i Kosovës, dhe gjashtë kandidatët më të poentuar do të shkojnë për votim në Kuvend (dy kandidatë për një pozitë).

Më 15 dhjetor, Kuvendi i Kosovës nuk kishte arritur t’i zgjedhë tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Për këtë pozitë ishin gjashtë të propozuar: Mehmet Kalisi, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Shukrie Rama, Naile Demiri dhe Dritan Shaipi.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN kishte monitoruar fazën e intervistimit të kandidatëve.

Konkursi për tre anëtarë të Bordit të RTK-së ishte hapur në tetor të vitit të kaluar pasi që në dhjetor të 2023 u skadoi mandati tre anëtarëve të Bordit: Arta Berisha, Besnik Boletini dhe Shukrije Rama, konkurs ky që u përsërit.

vlerësimin ndaj kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së ka pasur një diskrepancë në poentimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës. Disa kandidatë nga deputetët e pozitës janë poentuar me shumë pikë ndërsa nga ata të opozitës me pak pikë dhe e kundërta.

Sipas vlerësimit të Komisionit, nga 13 kandidatët e intervistuar, Mehmet Kalisi është renditur i pari me (904 pikë), më pas Ilir Bytyçi (865 pikë), Albinot Maloku (830 pikë), Shukrije Rama (807 pikë), Naile Demiri (719 pikë), Dritan Shaipi (710 pikë), Shpresa Jashari (700 pikë), Besnik Boletini (672 pikë), Arta Berisha (667 pikë), Donika Xhokli (636 pikë), Besa Maxhuni (579 pikë),  Faton Shatmani (495 pikë) dhe Afrim Gashi (469 pikë).

KALLXO.com kishte gjetur se kandidati, Mehmet Kalisi në zgjedhjet e fundit për Kuvend të Kosovës, humbi garën brenda Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Han të Elezit, për të qenë në listën për deputet përballë Mirsad Shkretës vetëm për një votë.