Çfarë 'fituan' dhe çfarë 'humbën' serbët pas largimit nga institucionet e Kosovës?

Pasoja afatgjate në jetën e serbëve të veriut, por edhe vetëdijësim për pozitën e tyre po vlerësohet se ka shkaktuar vendimi i një viti më parë për largim nga institucionet e Kosovës.

Në diskutimin me temën “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën?”, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq tha që qytetarë nuk kanë fituar asgjë e kanë humbur shumë.

“Njerëzit dhe deputetët nuk është dashur të largohen nga institucionet. Ajo çfarë serbët kanë humbur nuk mund te kompensohet në 18 vitet e ardhshme. Këtu është akumuluar një atmosferë jo shumë e mirë e cila në shtator ka arritur kulmin. Mundësitë që serbët të kthehen janë shumë të vogla”- tha ai.

“Në gjykatë dhe polici për të ndërtuar një gjykatës nevojshëm 5-6 vite të formohet polici në grada nevojitet shumë kohë, ne i kemi humbur njerëzit por tani jemi duke humbur edhe kohën. Skenari më i keq na ka ndodhur, posaçërisht serbëve, nuk kanë fituar asgjë, pos vetëdijes që urdhërdhënësit në asnjë moment nuk mendojnë për ta”- shtoi ai.

Aleksandar Arsenijeviq nga iniciativa “Mbijetesa Qytetare”  tha që qytetarët serbë e kanë problem praninë e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri.

“Ne nuk kemi problem me policinë e rregulltë , ne kemi problem me Njësinë Speciale. Sa i përket marrëveshjes së Brukselit, kjo është nënshkruar në mars, e tani po përzihet me Banjskën, por jo duhet të tregohen kush janë fajtorët për Banjskën”- tha ai.

Kurse, Ana Marija Ivkoviq, gazetare nga Mitrovica e Veriut tha që qytetarët kanë humbur shumë, por edhe janë vetëdijesuar për situatën në të cilën janë.

“Kanë humbur shumë, kanë humbur një vit të jetës normale në Kosovë, dhe kanë përjetuar një shkallë të paqartësisë. Pasojat i kanë përjetuar qytetarët që nuk kanë mundur të marrin shërbime, dhe ka pasur një vakum edhe në siguri. Ata kanë kuptuar se njerëzit nga Prishtina e as nga Beogradi nuk kujdesen për ta”- tha ajo.

“Një gjë shume e mirë që e shoh është fakti qe kemi fituar një situatë që njerëzit në mënyrë të hapur dhe të qartë flasin për atë që nuk ju pëlqen. Kush do qe ka vendosur për largimin, në të vërtet nuk është kujdesur për nevojat e qyteteve, unë them se nuk ka pasur plan se çfarë do të ndodhë pas largimit”- shtoi ajo.

Sipas saj, me largimin nga institucionet qëllimi i Beogradit ka qenë ndarja e veriut, duke theksuar që tani është koha që serbët të kthehen në institucione.

“Qëllimi ka qenë që veriu i Kosovës të vjen në një situatë që komuniteti ndërkombëtar të thoshte që është një situatë e re, e për Beogradin kjo do të ishte ndarja. Pasojat më të mëdha i kanë përjetuar qytetarët, tani mendoj që hapi i parë të jetë kthimi në polici i qytetarëve dhe në gjykata dhe të kthehet rregulli, të mos marrin shërbime në komunat e tjera kur mund të marrim shërbime në komunat tona”- tha ajo.

Albinot Maloku analist, tha që qytetarët serbë pas një viti që kanë lënë institucionet e Kosovës kanë fituar demokratizim dhe mundësi për tu shprehur.

“Dorëheqje e deputetëve serbë ka qenë jo e pranueshme sepse ka qenë një përdhunim i votës së qytetarëve serbë, dhe besoj që tani qytetarët janë vetëdijesuar. Konsideroj që pozitive ka qenë kjo, kurse negative nëse mund të them përditësimi i tij në raport me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilën nuk ka pasur angazhim as nga Lista Serbe”- tha ai.

Serbët patën vendosur një vit më parë t’i braktisin institucionet e Kosovës në shenje proteste me vendimin e qeverisë për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale.

“Na ka marrë malli të shkojmë në punë”: Rrëfimet e serbëve që braktisën institucionet e Kosovës (kallxo.com)