Ahmet Ismaili ne takim me Nenad Rashiq

Guvernatori i BQK-së takohet me ministrin Rashiq, temë diskutimi Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme

Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi ka njoftuar ministrin Rashiq për ndryshimet e fundit në Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj.

Në komunikatën e BQK-së thuhet se ministrit Rashiq i është sqaruar se “rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK”.

“Pra, të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet. Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024”- thuhet në njoftimin e BQK-së.

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili ka bërë të ditur gjatë takimit se vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore.

“Ministri Rashiq vlerësoi lartë rolin e BQK-së dhe angazhimin e saj, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar brenda kapacitetit të tij, më qëllim rritjes së përfshirjes financiare dhe zgjerimit të mundësive për qasje financiare për të gjitha komunitetet”- thuhet në komunikatë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq do të mbaj sot konferencë lidhur me rregulloren e cila ndalon përdorimin e dinarit si mjet pagese në Kosovë.

Mbrëmë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se do të ketë pasoja në cilësinë e partneritetit nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i marrë parasysh ose dëgjojë këshillat e tyre lidhur me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Vendim për Rregulloren e BQK-së u kritikua nga diplomatë e organizata ndërkombëtare.

Komisioni Evropian thotë se duhet të sigurohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka qenë i ftuar në emisionin #KallxoPernime, ku ka folur mbi rregulloren e cila njeh euron si valutën e vetme si mjet pagese në Kosovë.

Kurti për zbatimin e Rregullores së BQK-së: Ky tranzicion nuk duhet të keqinterpretohet si sulm

Intervistë me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismailin – LIVE