Çeku i shkruan Peshkopit Teodosije për Manastirin e Banjskës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i është drejtuar me një letër zyrtare Peshkopit Teodosije, peshkop i Dioqezës Rashkë-Prizren, duke i kërkuar bashkëpunim për të sanuar dëmet e shkaktuar në Manastirin e Banjskën gjatë sulmit terrorist nga një grupi i armatosur kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtatorit 2023. Gjatë këtij sulmi u vra polici Afrim Bunjaku.

Më 24 shtator 2023, një grup terroristesh serbë, sulmuan Policisë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe një pjesë e tyre u ngujuan në Manastirin e Banjskës.

Manastiri ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit, monument i trashëgimisë u përdor si strehë nga grupi terroristët, përfshirë edhe armatimin e tyre.

Përmes kësaj letre, të postuar në Facebook, ministri Çeku i ka kërkuar Dioqezës Rashkë-Prizren, që konform përgjegjësve dhe autorizimeve ligjore, sidomos pë mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe, bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve të shkaktuar nga suli terrorist i 24 shtatorit.

“Shprehi gatishmërinë që në bashkëpunim me ju, të ndërmarrim të hapat profesional për vlerësimin e dëmeve, hartim të projektit të konservimit, dhe zbatim të ndërhyrjeve konservuese, në përputhje të plotë me bazën ligjore dhe konventave ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”- thuhet në letrën e e Çekut drejtuar Peshkopit Teodosije.

Dioqeza Rashkë-Prizren, përmes një postimin në Facebook, më 27 shtator 2023,  kishte refuzuar ndihmën e ofruar nga Qeveria e Kosovës për restaurimin e Manastirit të Banjskës.

Qeverisa e Kosovës, në mbledhjen e 27 shtator 2023 ofroi ndihmë për sanimin e dëmeve në këtë manastir.