Ilustrim

Çagllavicë, pesë persona u lënduan në një aksident

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në fshatin Çagllavicë të komunës së Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident trafiku janë përfshirë dy automjete, ngasës të të cilave kanë qenë dy persona, një shtetas i huaj dhe një i Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit është arrestuar shtetasi i huaj dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.