Bujkut në Vushtrri i vidhet traktori

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur traktori.

Rasti sipas policisë, ka ndodhur në fshatin Lumë i madh në Vushtrri, të mërkurën rreth orës 06:30.

“Ankuesi ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur traktorin e tij”, thuhet në raportin policor.