Turqi: Dyfishohet numri i gazetarëve të burgosur në vitin 2022

Numri i gazetarëve të burgosur në Turqi është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, pasi ekspertët paralajmërojnë se qeveria turke po rrit presionin mbi shprehjen e lirë.

Të dhënat e lëshuara nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në Nju Jork të mërkurën treguan numrin e 40 gazetarëve të burgosur në Turqi në lidhje me punën e tyre që nga 1 dhjetori 2022 – një rritje e madhe nga 18 që ishin të burgosur në vitin 2021.

Të dhënat e bëjnë Turqinë vendin e katërt me gazetarë të burgosur në mbarë botën pas Iranit, Kinës dhe Mianmarit. Globalisht, CPJ ka gjetur 363 gazetarë të burgosur për shkak të punës së tyre./VoA

Përgatiti: Nuhi Shala