Anthony Blinken

Blinken: Biden nuk do e largojë ambasadën nga Jerusalemi por do punojë për një shtet të Palestinës

I nominuari për sekretar të shtetit nga administrata Biden, Anthony Blinken ka thënë se presidenti i zgjedhur Joe Biden nuk do kthejë mbrapsht vendimin e Donald Trump për njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit por do punojë për një shtet Palestinez. AFP

Teksa po i bëhej kjo pyetje nga Senatori Ted Cruz, Blinken tha pa hezitim, “PO dhe po”.

Në vitin 2017 Trump iu kundërvë konsensusit ndërkombëtar dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, përkundër pretendimeve të Palestinezëve për qytetin e shenjtë si pjesë e fushatës së tyre për një shtet të ndarë.

Blinken tutje shtoi se Biden do përpiqet më shumë për arritjen e një shteti Palestinez duke marrë parasysh vështirësitë për këtë.