‘Biznesi Milionësh me pronat shoqërore’ sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’

Këtë të premte në ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni reportazhin ekskluziv për biznesin milionësh me pronat shoqërore.

 

Hulumtimi zbardhë rrugëtimin e dyshimtë të pronave me vlerë milionëshe nga pronësia shoqërore në atë private.

Cilat janë pretendimet e Millosh Zhivkoviq për mënyrën dhe si arriti pronën prej 2 hektarësh ta regjistrojë në emër të tij?

Intervistën me Sabri Kryeziun, avokatin e dy kompanive që sot janë të vendosura në një pjesë të kësaj prone.

Çka thotë Selim Sylkaj, i cili pretendon se ka marrëveshje me Millosh Zhivkoviqin, dhe pse ai s’po mund të investojë në atë pronë?

Filmime nga përleshjet dhe prova për vendimet e dyshimta të Gjykatës së Prishtinës me të cilat prona milionëshe kaloi në pronësi private.

Pse Prokuroria e Shtetit është e paaftë ta trajtoj çështjen dhe kush po pretendon ta blejë tash pronën?

Në fund të këtij emisioni mund ta ndiqni rubrikën “Policia” me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës.

‘Drejtësia në Kosovë’ çdo të premte nga ora 22 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë, dhe Live në KALLXO.com dhe Gjirafavideo