Foto: Joe Biden/ Facebook

Biden po zhvillon një telefonatë me liderët evropianë në lidhje me Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden po zhvillon një telefonatë me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në krizën në Ukrainë.

Joe Biden ishte në Bruksel dhe Poloni javën e kaluar ku mori pjesë në një samit të NATO-s dhe u takua personalisht me liderët, raporton BBC.

Sot ka përfunduar rundi i radhës i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll.

Ukraina ka propozuar që të miratojë një status neutral në këmbim të garancive të sigurisë. Këto propozime janë prezantuar gjatë bisedimeve me Rusinë që u mbajtën të martën në Turqi, që nënkupton se Kievi nuk do t’i bashkohej NATO-s apo që në bazat e saj do të vendoste ushtarë të aleancës së NATO-s, thanë negociatorët ukrainas./BBC

Përfundon rundi i bisedimeve Ukrainë-Rusi, këto janë propozimet ukrainase