Banka Botërore do të ndihmojë Kosovën me mbi 120 milionë euro në zbutjen e ndikimit të COVID-19

Banka Botërore ka njoftuar se janë duke përgatitur një ndihmë për menaxhimin dhe zbutjen e ndikimi të pandemisë.

Vlera e parashikuar për të ndihmuar Kosovën do të shkoj mbi 120 milionë euro, njofton Banka Botërore.

“Banka Botërore është duke finalizuar një program aktivitetesh, që është mund të tejkalojë 120 milionë euro, për të mbështetur Kosovën në menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Ky program përfshin një projekt të ri me procedura të përshpejtuara për t’iu përgjigjur prioriteteve urgjente të sektorit të shëndetësisë dhe për të mbrojtur të ardhurat e ekonomive familjare, përfshin ristrukturimin e projekteve tashmë të aprovuara për të mobilizuar fondet në mbështetje të NVM-ve, si dhe mbështetje buxhetore për rimëkëmbjen ekonomike dhe për t’i ndihmuar autoritetet që të plotësojnë nevojat e tyre të financimit”, thuhet tutje në njoftim.

Për përfitimin e kësaj mbështetje pritët që të nënshkruhet një marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore dhe po ashtu, edhe ratifikimi nga Kuvendi i Kosovës.

“Banka Botërore është e përkushtuar të mbetet partner i fortë për Kosovën gjatë këtyre kohërave të vështira dhe ekipet tona po punojnë për t’i ndihmuar Kosovës dhe për t’iu përgjigjur sa më shpejt krizës së COVID-19”, tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

“Pas aprovimit nga Banka Botërore, është i nevojshëm nënshkrimi i shpejtë i marrëveshjes nga Qeveria si dhe ratifikimi nga Kuvendi për të siguruar që fondet janë në dispozicion për të përfituar Kosova dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

Rritja rajonale në Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë në mes të -3 dhe -5.6 për qind, sipas publikimit të fundit…

Publiée par World Bank Kosovo sur Mercredi 29 avril 2020