Autoblinda të Policisë vendosen në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë

Disa autoblinda të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

Kjo pasi në anën tjetër të kufirit janë mbledhur disa motoçiklistë në shenjë proteste, derisa të pranishëm janë edhe Policia serbe.

“Ka gjasa me pasë protestë ose hyrje në Kosovë. I kemi disa informata për disa biçiklistë, motoçiklistë që po e quajnë veten ata” – ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Edhe ekipe të EULEX-it janë vendosur përgjatë rrugës por edhe në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

Më 28 qershor 2023, një grup i qytetarëve serbë, kishin protestuar afër kësaj pike kufitare, në anën e Serbisë.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë. Për të kundërshtuar këtë, qytetarë të komunitetit serb kanë mbajtur protesta.

Nisen ekipe shtesë të Policisë në Jarinje, ka informata se mund të ketë protestë andej kufirit