Zyra Qendrore e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal "Mitrovica" | Foto: KRU "Mitrovica"

Aurora Dinaj emërohet anëtare e Bordit të 'KRU Mitrovica'

Qeveria e Kosovës ka emëruar Aurora Dinaj, anëtare të Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Mitrovica Sh.A”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se në këtë konkurs kanë aplikuar 53 kandidatë, ndërsa në listën e ngushtë kanë hyrë 29 prej tyre të cilët janë intervistuar nga komisioni rekomandues.

“Komisioni rekomandues i ka mbajtur intervistat dhe qeverisë i ka rekomanduar  listën përfundimtare prej 11 kandidatë. Duke pasur parasysh arsyetimin për një anëtare, unë propozoj që të emërohet Aurora Dinaj në pozitën e anëtares”- tha Kurti.

Propozimi u votua nga të gjithë ministrat.