Asnjë i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19 dhe se nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Në njoftim thuhet se 17 persona të tjerë janë shëruar.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, janë dhënë më shumë se 2 mijë e 600 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 578 mijë e 22 doza të vaksinës”, thuhet tutje në njoftimin e MSh-së.

Përderisa, numri total i rasteve aktive në Kosovë është 440.