Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arsim Idrizi: Do ta furnizojmë me barnat e nevojshme shtëpinë e Shëndetit në Likovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës nga radhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Arsim Idrizi, në Debat Pernime ka premtuar se nëse ai merr mandatin nga qytetarët e Likovës do i përmirësoj kushtet në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë.

Idrizi premtoi se Shtëpia e Shëndetit do të furnizohet me mjete të nevojshme medicinale dhe barna.

Ai nënvizoi se një aparat rëntgeni do ia siguroj Shtëpisë së Shëndetit sepse një të tillë ende nuk e posedon Shtëpia e Shëndetit.

“Subvencionim i të prekurve nga virusi korona  dhe sensibilizimi qytetarëve për vaksinim do të jetë prioriteti im tjetër, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrohen ata”, u shpreh Idrizi në DebatPërnime.