Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat Pernime mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Tetovës

Kandidatët e partive politike të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Komunës së Tetovës po diskutojnë në Debat Pernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Transmetimi i debatit bëhet sot në ora 20:30 në RTV Dukagjini, VOX TV, TVM2 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Të pranishëm në debat për kryetar të Komunës së Tetovës janë Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, Sadi Bexheti nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Vullnet Murseli nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Poashtu të ftuara në debat janë edhe kandidatet për asamblistë në Këshillin Komunal të Tetovës: Elma Sherifi, Sevim Veseli Berzati dhe Yllzana Berzati nga BESA. Elmedina Abdullahi dhe Merita Saiti nga “Më Mirë për Tetovën”, Mona Sadiki dhe Rudina Aliu nga PDSH si dhe Nesrin Sulejmani Iseni, Nurije Berisha dhe Selda Aliji nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kandidatët përballë gazetares Jeta Xharra do të diskutojnë për tema të ndryshme në interes të qytetarëve të Tetovëss, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, ujësjellësi, infrastruktura e mbrojtja e ambientit.