Vendvotim në Maqedoni - Foto: Rtv21

Edhe në Maqedoni të Veriut po mbahen zgjedhjet lokale

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar votimi. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00, ndërkaq do të mbyllen në ora 19:00.

Nëse votimi ndërpritet më gjatë se një orë, atëherë do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më gjatë se tri orë.

Në orën 19:00 do të mbyllen vendvotimet. Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, komisioni zgjedhor i dorëzon në Komisionin Komunal Zgjedhor, gjegjësisht në Komisionin Zgjedhor në Qytetin e Shkupi në afat prej 5 orësh nga përfundimi.

Veçantia e këtyre zgjedhjeve është se votuesit do të identifikohen me aparate biometrie, raporton TV21./21Media