Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet shoferi që u largua dje pasi kishte goditur këmbësoren

Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin që goditi dje një këmbësore në rrugën Prishtin- Fushë Kosovë dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Sot, Policia ka njoftuar se e kanë arrestuar derisa ishte duke e dërguar veturën tek një autoservis në Çagllavicë.

“Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore. Fillimisht nga hetuesit është përcjellje automjeti i dyshuar, derisa ka arrite në një autoservis në Çagllavicë”, ka njoftuar Policia.

Tutje Policia tha se ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve, që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit ‘Opel Corsa’, i cili ishte i dëmtuar.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet më tej.

Policia ka publikuar edhe pamje të veturës së dëmtuar.

Dje, një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, por i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Nga QKUK mbrëmë dhanë detaje se gjendja e saj është stabile ndonëse ishte duke u trajtuar në Mjekim Intensiv.

QKUK tregon gjendjen e këmbësores që sot u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë

.