Goditet një këmbësore në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, vetura ik nga vendi i ngjarjes

Një këmbësore është goditur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë nga një veturë.

Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:00,  në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është  përfshirë një  automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti për KALLXO.com.

Por sipas Ahmetit, vetura që e ka goditur këmbësoren kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë  rrethanat  e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, tha ajo më tej.