Foto: Facebook/PK.

Arrestohet personi që kërkohej, Policia falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim

Policia e Kosovës njofton se e ka arrestuar personin e dyshuar për një rast të lëndimit trupor që ka ndodhur të enjten në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të arrestohet personi

Policia thotë se aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Dje Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohej të jetë përfshirë në një rast të lëndimit trupor.

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për një rast të lëndimit trupor në Prishtinë