Foto: Facebook/PK.

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për një rast të lëndimit trupor në Prishtinë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një rast të lëndimit trupor.

Rasti ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë.

Policia ka publikuar edhe një fotografi të të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor , që ka ndodhur me datën 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë’- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, të kontaktojnë  Policinë në nuurin telefonik 192.