Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi iu gjet një thikë, po sillej në afërsi të një shkolle

Gjatë planit operativ siguria në shkolla, Policia e Kosovës ka ndaluar një person dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë).

Ngjarja ka ndodhur në Polek të ri në Drenas gjatë mesditës së djeshme.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.