Ilustrim

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Novobërdës për falsifikim dokumentesh

Një zyrtar i Komunës së Novobërdës është arrestuar sot nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprën penale – falsifikim i dokumentit zyrtar.

Në njoftimin e Policisë është thënë se i arrestuari ka falsifikuar listën e vijueshmërisë së punëtorëve me ç’rast dyshohet se ka përfituar shumën prej rreth 2 mijë euro dhe në anën tjetër e ka dëmtuar buxhetin e Komunës.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material”, ka thënë Policia.

Tutje është treguar se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.