Foto: Ilustrim

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, dyshohet për tri vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për tri vepra penale.

Sipas njoftimit, gjithçka ka filluar kur disa zyrtarë nga njësitë policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Pikës Kufitare – Vërmicë gjatë zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, rreth orës 01:10 në zonën te bregu i liqenit në Vërmicë kanë identifikuar disa lëvizje të dyshuara nga disa persona.

“Gjatë vëzhgimit të terenit, është vërejtur se disa persona vinin nga territori i Republikës së Shqipërisë, me ç’rast me të vërejtur zyrtarët policor të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ta, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin shtetas i Shqipërisë me iniciale F.Gj viti i lindjes 1995 nën dyshimin se i njëjti kishte kontrabanduar shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas ndalimit i dyshuari është kontrolluar me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar 0.036 gram substancë narkotike e llojit kokainë dhe një telefon i tipit IXON.

Tutje, Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njësitet relevante. Po ashtu, është njoftuar edhe prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë inicuar rastet – kontrabandim me migrant; posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe kalim ilegal i kufirit.

Ndaj të dyshuarit, po ashtu, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.