Ilustrim

Arrestohet një person nën dyshimin se kreu krime kundër njerëzimit

Prokuroria Speciale  ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer ‘krime kundër njerëzimit’.

Personi me inicialet M.D është arrestuar sot me autoritim të Prokurorit Special në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se ndaj të dyshuarit brenda afateve ligjore do bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit.

“Arrestimi është bërë sot, më 23 qershor 2023, me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, PSRK-ja, në afatet e parapara ligjore do të ushtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit”- thuhet më tej në njoftim.