Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet se ka sulmuar Policinë në vitin 2021

Një person është arrestuar dje me 13.04.2024 në Zveçan, pasi dyshohet se ka sulmuar Policinë e Kosovës me datë 13.10.2021.

Sipas Policisë, në bashkëveprim me disa të dyshuar tjerë, ka sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin duke zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.