Ilustrim

Arrestohet një person në Prizren, vetëplagoset dhe kanos zyrtarët policorë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se në gjendje të dehur, duke shtënë e armë zjarri, është vetëplagosur.

I njëjti kishte kanosur me vrasje edhe zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një pistoletë të tipit Glock-17, një predhë dhe një gëzhojë.

I dyshuari pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:40.