Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë, mori një monitor të kompjuterit nga kompania

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një burrë pasi në shenjë pakënaqësie me shërbimin nga një kompani i njëjti kishte marrë nga zyra një monitor kompjuteri kësaj kompanie.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.