Ilustrim

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se kanosi me thikë babain e tij

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë babain e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolli të dhomës së të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar 19 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Fushë Kosovë.