Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Arrestohet një person në Drenas, kanosi policinë pasi u gjobit

Një person është arrestuar në Drenas, sepse i njëjti pasi ishte gjobitur për kundërvajtje, duke mos respektuar urdhërat e zyrtarëve policor, i ka kanosur ata.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Drenas.