Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata për disa vepra penale

Përmes një aksioni të kryer në Çagllavicë, Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin B.K., 32-vjeç, ndaj të cilit kanë qenë tri urdhëresa aktive nga gjykata.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se i dyshuari po kërkohej për veprat, blerje dhe posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikëve- substancave psikotrope si dhe prodhim dhe përpunim i narkotikeve.

Tutje, nga Policia theksohet se tek i dyshuari pas arrestimit, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike.

Pas inicimit të rastit dhe përfundimit të procedurave policore, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit (rreth 4 vite burgim).