(Ilustrim)

Arrestohet një i dyshuar për krime lute

Një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri gjatë periudhës 1999 është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuari është ndaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për një N.N. mashkull kosovar i nacionalitetit serb.

“Vushtrri 1999-NN. Bazuar në shkresat e lëndës, deklaratave të dëshmitarëve, informacioneve në rrugët operative, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar serb nën dyshimin për përfshirje në rastin në fjalë. I njëjti me vendim të prokurorit special. është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.