Ilustrim.

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje, po kërkohej nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunë në familje në Podujevë.

Ai po kërkohej nga Policia në lidhje me këtë rast.

Një burrë kishte kërkuar ndihmë nga Policia duke raportuar se një i dyshuar është duke ushtruar dhunë fizike në vazhdimësi ndaj tij si dhe se i njëjti ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake.

I dyshuari ishte shpallur në kërkim policor, përderisa pas një pune hetimore, të hënën ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës po ashtu për veprën penale, dhunë në familje ka arrestuar edhe një burrë tjetër në Pejë.

Ai dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.;

Në raportin 24-orësh është thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.