Arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim për pesë vepra penale

Me 6 shtator, Policia në Rajonin e Pejës kishte kërkuar bashkëpunim nga qytetar për arrestimin e Fisnik Lajqit, i dyshuar për pesë vepra penale.

Policia në Pejë mëngjesin e sotëm ka njoftuar se i dyshuari i cili ishte në kërkim është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore në Pejë”, thuhet në njftomin e policis.

Fisnik Lajqi ishte në kërkim nga ana e policisë për një rast të lëndimit trupor, dy raste për përdorim të armës, dhe dy raste të tjera për lëndim të lehtë trupor dhe përdorim i armës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari Fisnik Lajqi është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, njofton policia.