Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

Policia në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetar për arrestimin e Fisnik Lajqit, i cili është shpallur në kërkim.

Policia në Pejë ka njoftuar se është në kërkim të të dyshuarit Fisnik Lajqi, 37 vjeçar i cili dyshohet për një rast të lëndimit të rëndë trupore, dy raste për përdorim të armës, dy raste të lëndimit të lehtë trupore dhe përdorim të armës.

Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar i cili po kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë  192 dhe 080019999, Drejtoria Rajonale Pejë 039 432 327, dhe e-mail adresa: [email protected].