Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të diplomave

Një person është  arrestuar nën dyshimin se ka siguruar diploma të falsifikuar, përmes të cilave mund të siguronte viza të punës.

Rasti ka ndodhur në Malishevë më 9 korrik, rreth orës 7:00.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.