Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunim seksual të një gruaje në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një grua, njofton Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në shtator të këtij viti, mirëpo i dyshuari është kapur ditën e djeshme.

Policia raporton se rasti vazhdon të hetohet.