Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet dhe pastaj lirohet i dyshuari për vjedhje të furgonit

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që dyshohet për vjedhjen e një furgoni.

Sipas policisë, një qytetar ka raportuar se i është vjedhur një furgon në rrugën “Edit Durham” në Gjakovë.

Qytetari ka pohuar në polici se çelësat kanë qenë në derë të makinës.

“Pas një pune operativo – hetimore është identifikuar vetura dhe i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se pas intervistimit dhe me rekomandim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.