Shkolla 'Dëshmorët e Vitisë - VITI - FOTO KALLXO.com

Arrestohet arsimtari i dyshuar që rrahu nxënësen

Është ndaluar për 48 orë, arsimtari i dyshuar nga Vitia që është xhiruar duke ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënëse.

KALLXO.com mëson se mësimdhënësi ëstë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

KALLXO.com raportoi sonte se arsimtar i shkollës fillore ‘Dëshmorët e Vitisë’ në komunën e Vitisë është xhiruar duke ushtruar dhunë fizike, ndaj një nxënëse të klasës së tetë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj jave, ndërsa rasti nuk ka qenë i raportuar as tek drejtori i shkollës e as te Drejtoria e Arsimit në Viti.

Pamje të rënda, arsimtari nga Vitia e rrah nxënësen