Arrestohet administratori i plazhit Vilë-Bashtovë në të cilin dje u mbytën tre persona

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se ka arrestuar administratorin e plazhit Vilë-Bashtovë, në të cilin plazh dje u mbytën tre persona në det.

Sipas Policisë, i dyshuari 34 vjeçar plazhin e kishte marrë me qera nga Bashkia e Rrogozhinës dhe sipas Policisë, nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk kishte garantuar shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore.

“Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tre persona janë mbytur dje në det në plazhin e Vilë-Bashtovës në Rrogozhinë. Policia tha se viktimat janë babai me dy djemtë e tij të mitur.

Mbytet babai dhe dy djemtë e mitur në plazhin Vilë-Boshtovë