Foto: Ilustrim

Arrestohet 45-vjeçari, dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për të cilin dyshohej se kishte konsumuar veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

I dyshuari është I.G., 45-vjeçar. është intervistuar në cilësi të të dyshuarit.

Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë.

Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona tjerë.

Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.