(Foto ilustrim)

Arrestohen katër persona që dyshohen se ushtruan dhunë në familjet e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje. Sipas policisë rastet e dhunës kanë ndodhur në zona të ndryshme në Fushë-Kosovë, Kaçanik, Prizren dhe Klinë.

Në Fushë-Kosovë është arrestuar i dyshuari i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Kaçanik një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i ka demoluar orenditë shtëpiake.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim të policisë.

Edhe në Prizren është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.

Në Klinë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është ndërguar në mbajtje.