Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Policia ka arrestuar dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë mbrëmë rreth orës 19:00.

Sipas policisë të dyshuarit, në dy raste të ndara të grabitjeve, që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji (2 dhe 6 dhjetor 2020), në lagje të spitalit, ku dy viktimave gra me forcë u janë grabitur çantat e krahut.

Dy personat e arrestuar janë: E. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e policisë thuhet se hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.