Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për vjedhje në Prishtinë.

“Sot nga zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të publikuar më 01.07.2024.

Personat e arrestuar janë A. C , 21 vjeç si dhe A. C , 19 vjeç, të dy shtetas të Kosovës.
Personat e dyshuar pas arrestimit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Vjedhjet sipas policisë kanë ndodhur në intervalin kohor prill – qershor 2024.